Besëlidhja e Tirana korrin fitore të rëndësishme jashtë fushe dhe “prekin” finalet play off

30 Prill 2026
8:21
Telesport
back button

Besëlidhja dhe Tirana janë një hap larg finaleve play off në basketboll për meshkuj. Lezhjanët dhe kryeqytetasit fituan ndeshjet e dyta gjysmëfinaleve, të dyja ekipet arritën fitore jashtë fushe, duke udhëhequr 2-0 serinë.

Kampionët e Besëlidhjes triumfuan 97-74 në Fier ndaj Apolonisë. Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen gradualisht, duke e merituar fitoren. Lilaj me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, që pati kolektivitetin armën më të fortë.

Në Shkodër, skuadra e Tiranës mundi 90-86 Vllazninë, ndeshje me hope në dy periodat e para. Bardheblutë shkëputen 32-11, por vendasit rikuperojnë në çerekun e dytë dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 44-44.

Në gjysmën e dytë, sërish Tirana shkëputen 70-57, diferencë që këtë herë do ta ruajë deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë. Të gjithë titullarët e Tiranës realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për shkodranët u dallua Thomas me 27 pikë.

Superliga-Meshkuj, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Apolonia, 93-71

Nd.1, Tirana – Vllaznia, 87-84

Nd.2, Apolonia – Besëlidhja, 74-97 (0-2)

Nd.2, Vllaznia – Tirana, 86-90 (0-2)

2 maj, Besëlidhja – Apolonia, 18:00

2 maj, Tirana – Vllaznia, 18:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit