Manchester United ka vënë në shënjestrë Martin Zubimendi-n, mesfushorin e Real Sociedad dhe kampion i freskët me Spanjën në Euro 2024.
25-vjeçari konsiderohet një nga më të mirët në rolin e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Europë.
Sipas Telegraph, Manchester United, që është në kërkim të një mesfushori mbrojtës, është gati të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Kostoja e operacionit do të ishte 60 milionë euro, shumë që përfshihet në klauzolën e kontratës së Zubimendi-t me Sociedad.
Lojtari ka thënë më shumë se një herë se nuk ka dëshirë të largohet nga Sociedad, por nëse do të ishte i detyruar ta bënte, tani do të ishte momenti i duhur.
Një transferim te Manchester United do të ishte një surprizë, duke parë se klubi anglez nuk luan në Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Djajtë e Kuq do të ishin në gjendje t’i ofronin një rrogë më të mirë mesfushorit.