“E ardhmja?”, Ancelotti: Ja kur do të largohem nga Real-i

20 Korrik 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Carlo Ancelotti, i ftuar në “Giffoni Film Festival” ka dhënë disa deklarata për sezonin e ardhshëm me Real Madridin, për Kylian Mbappe dhe për të ardhmen:

Pikërisht për këtë çështje të fundit ai deklaroi: “Nuk e di se kur do të ndalem; kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj të punoj çdo ditë”.

Për marrëdhënien e tij me Real Madridin: “Real është familje. Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shto stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin”.

Për eksperiencat më pak me fat tek Juventus dhe Napoli: “Ishin eksperienca, jo dështime”.

Për Kampionatin Europian: “Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat me pak intensitet, lojtarët më cilësorë ishin të lodhur”.

Për Mbappe-n: “Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend…”, tha Ancelotti me shaka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit