“Problemet e United?”, Ten Hag: Rangnick kishte të drejtë

21 Korrik 2024
9:49
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë thotë se ish-trajneri i përkohshëm i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick kishte “absolutisht të drejtë” kur ka thënë se Manchester United kishte nevojë për një operacion “me zemër të hapur”.

Ten Hag, 54 vjeç, u emërua trajner në vitin 2022, shtatë muaj pas mandatit të Rangnick. Gjermani, tani në krye të kombëtares austriake, e çoi United në vendin e gjashtë në Premier League, por fitoi vetëm 11 nga 29 ndeshjet në krye të klubit anglez.

Rangnick arriti në përfundimin se klubi kishte nevojë për një operacion me “zemër të hapur” dhe se problemet nuk mund të zgjidheshin me “ndryshime të vogla”.

Duke folur në një intervistë për gazetën holandeze AD Sportwereld, Ten Hag tha:

“Rangnick kishte absolutisht të drejtë, kemi punuar shumë për dy vjet, por ai tha saktësisht të vërtetën: është një operacion i plotë, shumë kompleks. Dhe e dija që kur fillova se do të ishte punë e vështirë”.

Pas një tjetër sezoni zhgënjyes, që përfundoi me fitoren e një titulli, FA Cup, United vendosi që në fund të disa javëve reflektimi në fund të sezonit, të konfirmojë holandezin në stol dhe të rifillojë nga ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit