Karriera e Moussa Wagué ka qenë disi e çuditshme. Pasi shpërtheu te Eupen i Belgjikës, në vitin 2018 ai u ble nga Barcelona, e cila besonte shumë tek ai, deri në atë pikë sa në kontratën e tij përfshinte një klauzolë përfundimi prej 100 milionë eurosh.
Megjithatë, ai kurrë nuk ka treguar se e meriton, pasi nuk imponohet kurrë te Blaugranat dhe huazohet fillimisht te Nice e më pas te PAOK.
Asgjë për të bërë, mbrojtësi senegalez nuk konfirmon potencialin që kishte treguar vite më parë në Belgjikë dhe Barça më në fund e la të lirë duke mos rinovuar kontraten.
Dhe tani, pas përvojës në Kroaci në HN Gorica, edhe Anorthosis po e lë të lirë dhe pa kontrate. Klubi qipriot i ka njoftuar lamtumirën senegalezit, i cili tashmë gjendet pa skuadër.