“Southgate u nënvlerësua por na dha dy finale, do të habitesha nëse Klopp do të bëhej trajner i Anglisë”

22 Korrik 2024
10:07
Telesport
back button

Dorëheqja e Gareth Southgate si trajner i kombëtares së Anglisë ka ndezur kërkimin për një zëvendësues. Disa emra përfunduan duke u shqyrtuar nga FA (Federata Angleze), por kishte nga ata që menjëherë kishin ide të qarta se kush duhet të merrte trashëgiminë si menaxher i “3 luanëve”.

Në fakt, Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi i djathtë i Liverpool dhe kombëtares, rezervoi fjalë mirënjohjeje për ish-trajnerin. Në një intervistë për “Mirror”, ai deklaroi më vonë edhe një preferencë të qartë për pasardhësin.

Mund të jem vetëm mirënjohës për çdo mundësi që më është dhënë dhe kujtimet që kemi ndarë. Mendoj se Gareth është nënvlerësuar. Mendoj se puna e trajnerit të Anglisë është një nga punët më të vështira që ekziston. Jeni gjithmonë të gjykuar”, tha Alexander-Arnold.

Gjithmonë ka spekulime, njerëzit kanë gjithmonë mendimet e tyre, por mënyra se si ai e drejtoi ekipin, mjedisin dhe lojtarët. Duhej të ishe aty për ta pare. Të gjithë u mblodhën si një ekip, por çdo menaxher kritikohet. Mënyra se si e trajtoi situatën ishte e pabesueshme dhe na çoi sërish në finale”, tha lojtari i Liverpool.

Kur u pyet nëse Jurgen Klopp mund të ishte në garë për të menaxhuar Anglinë, Alexander-Arnold u përgjigj: “Më pëlqente çdo moment që punoja me të, ndamë kujtime fantastike te Liverpool, krijuam një marrëdhënie fantastike, një lidhje të pabesueshme”

Nëse kjo ndodh, ne do të vazhdojmë aty ku e lamë. Do të habitesha nëse do të pranonte. Ishte e qartë kur njoftoi largimin, bisedat që bëra me të… duket se po e shijon pushimin, ndaj do të ishte një surprizë e madhe nëse rikthehet kaq shpejt“, u shpreh Trent Alexander-Arnold.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit