Vjet mbajti shiritin e kapitenit, Manchester United gati të largojë mesfushorin portugez?

23 Korrik 2024
8:32
Telesport
back button

Bruno Fernandes ka qenë një protagonist absolut te Manchester United që nga ardhja e tij në janar 2021. Mesfushori portugez fitoi menjëherë vlerësimin nga tifozët, duke u etiketuar si lojtari më i mirë i “djajve të kuq”. Dhe, së fundi, ai ishte kapiteni i skuadrës sezonin e kaluar, kur trajneri Erik ten Hag i dha besimin absolut.

Gjithsesi, për 30-vjeçarin nuk ka siguri për të ardhmen e tij në “Old Trafford”. Përkundër të gjitha pritshmërive, sipas “Mirror”, Bruno Fernandes nuk konsiderohet i paprekshëm tek United. Jo aq shumë nga trajneri holandez, por nga presidenti Sir Jim Ratcliffe.

Vetëm dy muaj më parë, Fernandes deklaroi se cili është çelësi që klubi i Manchester të mund të llogarisë sërish tek ai: “Klubi duhet të më dojë mua. Ndjej se klubi dëshiron që unë të jem pjesë e së ardhmes. Siç e kam thënë gjithmonë, nuk dua të jem një lojtar që klubi nuk dëshiron ta ketë. Nëse për ndonjë arsye ata nuk duan të më kanë, do të iki, por nëse më duan, do të qëndroj”, tha portugezi në maj.

Deklaratat e Bruno Fernandes ishin një mesazh i qartë për Manchester United. Sipas “L’Equipe”, gjigantët francezë të PSG e vlerësojnë shumë talentin portugez dhe thuhet se po përgatitin një ofertë për t’ia paraqitur drejtuesve anglezë.

Luis Enrique, trajneri i klubit francez, dha mbështetjen e tij të fortë për përfundimin e marrëveshjes. Ndaj, priten bisedime të afërta mes dy klubeve për të folur për Bruno Fernandes dhe fatin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit