Dy ditë para fundit të kampionatit spanjoll, Real Madrid është akoma në garë për tiullin. Megjithatë, Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë të dielën kundër Athlertic Bilbao-s.
Ndërkohë, presidenti Florentino Perez ka filluar të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm dhe për të të ardhmen e stolit.
Janë të shumtë zërat që flasin për një largim të francezit në fundin e sezonit dhe tani kanë filluar të qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të mundshëm.
Sipas Marca, trajneri i ri i Real Madrid mund të jetë ish-sulmuesi i madrilenëve Raul Blanco. Nga 2018-ta në 2019-ën, Raul ka drejtuar skuadrën e të rinjve të Real Madrid dhe në 2019-ën ka drejtuar ekipin e rezervave të Galaktikëve.
Është thënë se edhe Eintracht Frankfurt është interesuar për Raul, i cili ka luajtur në të kaluarën për Schalke-n.