Juventus merr “OK”-in e lojtarit, bisedime me klubin për ta blerë me gjysmën e çmimit të kërkuar

24 Korrik 2024
9:21
Telesport
back button

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juventus, po punon për t’i dhënë një ekip kompetitiv trajnerit Thiago Motta. Fokusi është te anësorët dhe emrat në krye të listës janë Karim Adeyemi i Borussia Dortmund dhe Galeno i Porto.

Gjithçka do të varet edhe nga sa do të arrijnë bardhezinjtë të fitojnë nga shitja e Matias Soulé dhe Federico Chiesa. Bardhezinjtë ndodhen për fazën përgatitore në Gjermani, por deri më tani dy obejtkivat e mësipërm nuk janë realizuar.

Nëse Borussia po bën rezistencë për Adeyemi, diçka po lëviz në bisedimet me skuadrën e Porto. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Juventus tashmë ka marrë “PO”-në e lojtarit, i cili do të preferonte Serie A në vend të Premier League, ku ka disa admirues.

Tashmë mbeten bisedimet me Porto, që këtë verë duhet të shesë disa nga yjet e tij për të qenë brenda kufijve të “fair play financiar”. Galeno ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por duke parë problemet marrëveshja mund të arrihet edhe ëpr 30-35 milionë euro.

Me klubin portugez do të diskutohet edhe për Francisco Conceicao, djali i ish-lojtarit të Lazios, Sergio, i cili u shfaq në Euro 2024 dhe mund të largohet nga Porto në formë huazimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit