De la Fuente: “Ja kur e kuptova që do ta fitonim Kampionatin Europian”

24 Korrik 2024
10:57
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, i intervistuar nga Marca, preku tema të ndryshme duke përfshirë padyshim triumfin e fundit në Kampionatin Europian të luajtur në Gjermani.

– Jeni ndier ndonjëherë i prekur nga dyshimet apo nga ato që u thanë?

“Fatkeqësisht më duhej të ndaloja së dëgjuari, parë apo lexuar çdo gjë që thuhej. Erdhi një moment kur i thashë vetes, para së gjithash për shëndetin mendor dhe pavarësinë, se nuk mund t’i dëgjoja të gjitha këto.

“Kjo është arsyeja pse kam dëgjuar vetëm gjëra të mira. Këto gjëra nuk më ndikojnë në asnjë mënyrë. Nëse marr një vendim që mendoj se është i duhuri, atëherë vazhdoj”.

– Kur e kuptove se mund ta fitoje vërtet Kampionatin Europian?

“Që në momentin e parë. Dhe kjo u përcoll te grupi. Nuk po flas për të fituar apo jo, është shumë e komplikuar. Unë them se ndihemi si kandidatë, se jemi të aftë si gjithë të tjerët”.

– A mund të ketë një tjetër cikël të artë?

“Le ta shijojmë. Nuk dua të them se është e pamundur, sepse shohim se rekordet  thyhen, mallkimet përfunojnë… Por të fitosh është shumë e vështirë! Të jesh në gjendje ta bësh këtë tashmë është një arritje. Nëse e bën, tejkalon gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit