Kërkonte 250 mijë euro patronazhim në muaj, Icardi “i then hundët” Wanda Narës në gjykatë

4 Qershor 2026
9:13
Alfred Lleshi
back button

Gjykata e Milanos ka rrëzuar kërkesën e Wanda Narës për një pagesë të përkohshme mirëmbajtjeje (patronazhimi) prej 250 mijë eurosh në muaj kundër Mauro Icardit, duke vlerësuar se ajo është tashmë financiarisht e pavarur. Me një urdhër të firmosur nga gjyqtarja Anna Cattaneo, autoriteti gjyqësor ka konstatuar se nuk ekzistojnë kushtet e urgjencës për dhënien e këtij përfitimi ekonomik, pasi gjendja pasurore dhe të ardhurat e modeles dhe menaxheres argjentinase janë aktualisht “shumë të favorshme”.

Vendimi thekson se kërkuesja është e re, e kualifikuar profesionalisht dhe plotësisht e aftë të sigurojë të ardhura në mënyrë të pavarur. Kjo përputhet me argumentet dhe dokumentacionin e paraqitur nga avokatët e sulmuesit argjentinas, Valeria De Vellis dhe Raffaele Rigitano.

Si pasojë, Mauro Icardi nuk do të jetë i detyruar të paguajë asnjë kontribut ekonomik mujor deri në daljen e vendimit përfundimtar të gjykatës, i cili pritet të jepet në muajt e ardhshëm.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit