A dëshiron ta festojë titullin në derbin ndaj Milanit? Ja përgjigja “dribluese” e Calhanoglu

23 Mars 2024
13:32
Alfred Lleshi
back button

Hakan Calhanoglu e sheh vijën e finishit të titullit të Serie A afër: “Nuk ka mbetur edhe shumë kohë tani, por na presin ndeshje të tjera të rëndësishme deri te tituli. Do ta mendojmë në kohën e duhur. A do të ishte një kënaqësi e veçantë ta fitonim atë në derbin me Milanin të fazës së dytë? Jo, le të shohim… Jam i qetë, si gjithë ekipi, po mendojmë vetëm për veten”.

Mesfushori turk foli ekskluzivisht për “Sportmediaset” pas humbjes ndaj Hungarisë: “Eleminimi nga Champions League me penallti? Ne u përpoqëm, por kështu është futbolli. Do të provojmë sërish sezonin e ardhshëm, tani le të mendojmë për kampionatin. E ardhmja ime? Do të qëndroj tek Interi”.

Calhanoglu komplimenton Vincenzo Montella, i cili e udhëhoqi Turqinë për t’u kualifikuar në “Euro 2024”: “Ai ishte i rëndësishëm për ne, hyri mirë në dhomën e zhveshjes dhe di si ta menaxhojë ekipin. Ka një atmosferë të mirë me të, jemi të lumtur”. Në fund, një koment për Yildiz, talentin e ri të Juventusit: “Ai po rritet, si 2-3 lojtarët e tjerë të rinj që kemi në skuadër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit