Marc-Andre ter Stegen është në vitet e fundit të karrierës, por njëkohësisht më të bukura. Barcelona po “ringjallet”, trajner ka një gjerman si Flick dhe… më në fund është gardiani titullar i Gjermanisë!
Portieri i Barcelonës aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren gjermane dhe, mes të tjerash, është ngacmuar me një pyetje interesante: “A do të shkosh te Bayern për të zëvendësuar Neuer?”
Përgjigjja e Ter Stegen ishte shumë korrekte, madje më shumë nga sa pritej:
“Uou! Jam i lumtur te Barcelona. Familja ime ndihet mirë në qytetin katalanas dhe nuk po mendojmë për t’u larguar, të paktën jo në plan afatshkurtër”, u përgjigj gardiani i portës, i cili në fillim të këtij sezoni ka marrë disa kritika për daljet e tij nga porta gjatë javëve të para në La Liga.
“Nuk e kam menduar ende rikthimin tim në Gjermani. Kam kujtime të bukura nga Borussia M’Gladbach, por realisht që nuk kam bërë plane. Këto gjëra do t’i diskutoj gjithmonë me familjen”.