Jurgen Klopp ka mohuar pretendimet se do të tërhiqet përgjithnjë nga futbolli pasi trajneri i Liverpool i dha lamtumirën klubit të dielën. Gjermani fitoi ndeshjen e tij të fundit në “Anfield” (2-0 ndaj Wolves), duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare si trajner i “reds”.
I pyetur nëse do të rikthehet në futboll pas një pushimi të pritshëm, Klopp u përgjigj: “Do të punoj sërish në të ardhmen. Sapo e kam mbaruar këtë punë ndaj nuk e di saktësisht kur kthehem. Por e kuptoj se kjo punë është si një drogë. Të gjithë kthehen dhe të gjithë punojnë deri në moshën 70-vjeçare”.
“Nuk është se po kërkoj për mundësinë e radhës dhe cilat klube janë në dispozicion për trajner të ri apo gjëra të tilla. Do të ketë mundësi për të folur, por nuk po mendoj për afate se ndoshta pas një viti do të rikthehem. Në këtë moment mund t’ju them vetëm se do të shihemi së shpejti”, tha Klopp
“Nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëj. Paketimet ndoshta. Unë kam mjaft gjëra për të bërë dhe jeta private duhet të planifikohet. Unë kam qenë këtu duke bërë gjëra dhe me siguri Ulla, gruaja ime, do të më përditësojë se ku do t1% shkojmë. Nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodh. Kemi një festë këto ditë”, tha më tej Jurgen Klopp.