“A është Franca e mërzitshme?”, Griezmann: Ka rëndësi vetëm një gjë

21 Qershor 2024
13:32
Denis Hakanaj
back button

Loja e Francës sigurisht që nuk është spektakolare. Disa, përtej Alpeve, e përkufizojnë atë si shumë të mërzitshme.

Dhe Antoine Griezmann, zv/kapiteni i përfaqësueses së drejtuar nga Didier Deschamps, i cili foli në konferencën për shtyp në vend të të dëmtuarit Kylian Mbappe, u pyet dje pikërisht për këtë temë:

“Më thoni ju nëse jemi të mërzitshëm (qesh), e përdorni shpesh këtë fjalë. Ka ndeshje në të cilat duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të mos i lëmë asgjë kundërshtarit, si kundër Austrisë.

“Jam shumë i kënaqur me reagimin e ekipit. Mundohem ta lexoj mirë ndeshjen dhe të përshpejtoj kur është e nevojshme. Do ta bëj kur të kem topin. Gjëja më e rëndësishme është të përfundoj mirë”.

“Austria? Po, është e vërtetë që kam prekur më pak topa. Jam munduar të jem ngjitësi mes mesfushorëve dhe sulmuesve.

“Nuk ishte një ndeshje në të cilën mund të them se isha shumë mirë, por shpresoj të prek më shumë topa kundër Holandës”.

“Mbappe? Kylian është mirë. Hunda e tij është pak e fryrë. Do të shohim si do të ndihet para ndeshjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit