David Beckham ishte 22 vjeç, ylli i ri i Manchester United, si dhe i kombëtares angleze, kur në vitin 1997 u takua me Victoria. Kjo e fundit ishte vetëm një vit më e madhe se ai, por sigurisht jo më pak e njohur, anëtare e “Spice Girls”, grup muzikor që shpejt u bë fenomen pop-i global.
Dhe thuajse sikur të ishin protagonistë të një përralle moderne, dashuria goditi menjëherë mes të dyve, siç u zbulua së fundmi nga vetë ish-futbollisti.
“A ishte dashuri me shikim të parë? Absolutisht po”, – ka rrëfyer Beckham në një intervistë për “People”, duke folur për gjysmën e tij më të mirë, me të cilën u martua më 1999 dhe ende e ka pranë tij 27 vite pas takimit të parë.
“Ajo ishte një ‘Spice Girl’, seksi, e bukur dhe simpatike…, – tha ish-futbollisti, tashmë 49 vjeç dhe protagonist në rrjetet sociale me videot e ‘jetës së re’ si fermer. – Më pas zbulova se çfarë gruaje e fortë ishte ajo”.
Një dashuri e cila çoi në lindjen e tre fëmijëve të tyre Brooklyn, Romeo dhe Cruz. Martesë, që duket edhe sot po aq e fortë sa ditën e parë.