A mbylli sezonin? Strakosha flet për dëmtimin dhe kërcënon Juventusin

21 Maj 2020
15:26
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Lazios dhe kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka folur në lidhje me titullin kampion në Itali. Ai mendon se lacialët duhet të ndryshojnë mentalitetin e tyre dhe të besojnë te fitimi i trofeut.

“Kam një problem të vogël, por po rikuperohem. Jam përmirësuar dhe po pres datën e rikthimit. Nuk ka frikë, ne e duam futbollin dhe duam të jemi të lumtur sërish.

“Të ëndërrosh është gjithmonë mirë, kjo është arsyeja se pse jemi të dytët. Qëllimi i parë ishte Champions League dhe nuk prisnim gjë tjetër. Tani kemi filluar të besojmë. Mentaliteti ka ndryshuar, pasi kualitetet kanë qenë gjithmonë aty. Më para nuk kishim besim, por Inzaghi na ka përmirësuar.

“Ne jemi të qetë dhe po e shijojmë situatën. Kam dhe një qëllim personal, pasi duam të jemi mbrojtja më e mirë në fund të sezonit”, – tha Strakosha për faqen zyrtare të klubit të Lazios.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit