A mund ta fitojë Bellinham Topin e Artë? Kjo është përgjigjja e Zidane

27 Shtator 2024
17:38
Telesport
back button

Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet pas katër javësh. Kandidatët kryesorë janë Jude Bellingham, Vinicius dhe Rodri (aktualisht i dëmtuar për 7-8 muaj).

Legjenda Zinedine Zidane është pyetur nëse anglezi Jude Bellingham ka shanse për të qenë një surprizë e këndshme e ceremonisë së këtij trofeu individual.

“Pse jo? Nuk shoh arsye pse të mos e fitojë”, ka thënë francezi. “Në fushë ai gjithmonë luan shkëlqyeshëm dhe ende ka shumë për të bërë”, ka shtuar Zidane.

Bellingham është një 30 kandidatët për Topin e Artë për këtë vit. Ai pritet të jetë në podium, kurse trofeun me shumë mundësi do ta fitojë Vinicius. Gazeta “Marca” raporton se sulmuesi është njoftuar për këtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit