“A po më bën një dush”; John Terry e pëson keq nga shakaja e berberit (pamjet)

21 Maj 2022
13:48
Alfred Lleshi
back button

Legjenda e Chelsea, John Terry, u bë pa dashje pjesë e një shakaje te berberi i tij. Ish-mbrojtësi anglez u regjistrua në këtë video teksa po “meremetohej” nga berberi i famshëm Ahmed Alsanawl, i cili vendosi të bënte një shaka të pafytyrë me të. Alsanawl ngarkoi një video në Instagramin e tij me mbishkrimin: “Duke spërkatur me ujë John Terry derisa ai e vëren”.

Në klip, berberi e spërkat në mënyrë të përsëritur Terry me ujë, ndërsa ish-kapiteni i Anglisë qëndron i ulur për të prerë flokët. Ish-mbrojtësi ikonë dukshëm bëhet gjithnjë e më i shqetësuar ndërsa berberi i tij lëshon spërkatje të panumërta mbi kokën e tij, tashmë që i pikon, pa nisur punën me gërshërë.

Përfundimisht, me ujët që i rrjedh poshtë në fytyrën e tij, Terry hap sytë dhe kupton se diçka nuk shkon. Më në fund përballet me Ahmedin. Terry mund të dëgjohet në video duke pyetur berberin: “A po më bën një dush? Çfarë po bën?” Ikona e Chelsea duket me një buzëqeshje të hutuar në fytyrë.

Edhe berberi qesh, përpara se të tregojë kamerën, e cila e kapi me sukses përgjigjen e tij brilante. Terry madje komentoi postimin duke e etiketuar në mënyrë të egër Alsanawl si një “klloun”, ndërsa ylli aktual i West Ham, Declan Rice u përgjigj me disa “emoji” të qeshurash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit