Tammy Abraham, sulmuesi i Milanit, ishte vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Crvena Zvezda në Champions League, duke shënuar golin e fitores. Pas ndeshjes, ai foli për kanalet zyrtare të klubit:
“Dukej si një nga ato ndeshje ku dëshiron të shënosh me çdo kusht, por topi nuk donte të futej në rrjetë. Besova te vetja dhe te shokët e skuadrës. Gjithçka ishte çështje e të qenit në vendin e duhur në momentin e duhur. Fatmirësisht për mua, topi hyri në rrjetë, shënova golin e fitores së çmuar”.
Ku mund të përmirësoheni në të ardhmen?
Mendoj se lojtarët duhet ta mbështesin njëri-tjetrin jo vetëm në stërvitje, por edhe gjatë ndeshjeve. Jemi një grup i jashtëzakonshëm, të gjithë e dinë këtë, por duhet ta tregojmë. Duhet të sulmojmë dhe mbrohemi si ekip, të jemi një e tërë. Besoj se do të përmirësohemi çdo ditë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Në fund të fundit, fitorja ishte më e rëndësishmja dhe e arritëm atë.
Cila është mundësia për të hyrë mes 8 më të mirëve të Champions League?
Unë besoj në këtë. Jemi Milani, jemi një skuadër e fortë. Çdo kompeticion që luajmë, synojmë ta fitojmë. Thjesht duhet të punojmë dhe të vazhdojmë përpara si ekip, do t’ia arrijmë.