“Abramovich e ngriti Chelsea-n në majë”, Kepa: Ja çfarë dua tani

25 Qershor 2022
14:31
Denis Hakanaj
back button

Ka dëshirë të tregojë vlerën e ti j dhe të marrë hapësirën që meriton. Kepa, portieri i Chelsea-t, i intervistuar nga Marca, ka folur për momentin e Blues me ndërrimin e pronësisë dhe lamtumirës së Roman Abramovich dalla presidenza.

Portieri ka falënderuar manjatin rus për gjithçka ka bërë për klubin dhe ka shprehur fjalë me të vërtetët të rëndësishme për të dhe për atë që ka bërë me klubin londinez.

Në gjithë këtë, natyrisht, nuk mund të harronte aspektin sportiv dhe konkurrencën e madhe me Mendy për rolin e numrit një në skuadër.

ABRAMOVICH – “Nuk e dimë se çfarë do të ndryshojë me pronarët e rinj, jemi në pritje për të parë si do të shkojnë gjërat. E sigurt është se Abramovich e ka çuar Chelsea-n lart dhe e ka lënë në majën e Europës.

“Ai me ne, skuadrën, ka qenë gjithmon shumë i sjellshëm. Nuk ka qenë në asnjë moment i ekzagjeruar, por gjithmonë i pranishëm dhe i qetë. Herën e fundit që e kemi parë ka qenë në Botërorin për Klube. E përsëris ka qenë i jashtëzakonshëm me të gjithë ne”, ka thënë Kepa.

RENDIMENTI – “I kam përmirësuar statistikat e mia për sa i takon pritjeve dhe mos pësimit të golave në sezonin 2021/22, por kjo nuk ka mjaftuar akoma për të patur më shumë minuta.

“Loja e Chelsea-t ishte ndryshe me Lampard në krahasim me atë që kemi me Tuchel.  Por unë punoj shumë dhe kërkoj të fitoj hapësirën time.

“E di që duhet të luftoj me Mendy dhe e di se jam pjesë e një klubi të madh kështu që nuk ka panik, vazhdoj të punoj dhe të bëj maksimumin.

“Me trajnerin Tuchel kam një marrëdhënie të mirë dhe ai është gjithmonë shumë i drejtpërdrejtë me mua, e vlerësoj këtë gjë. Do të doja të luaja më shumë dhe do të bëjë gjithçka e mundur për t’ia dalë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit