“Zhgënjimi dhe zemërimi janë te pranishem sepse ne u larguam nga një kompeticion. E dinim që kjo zgjedhje e formacionit do të sillte rreziqe, por ishte e nevojshme sepse shumë lojtarë nuk kishin pasur kurrë mundësi të luanin një ndeshje zyrtare, përveç kundër Palermos në Kupën e Italisë.
Ne kishim nevojë të testonim dhe të shihnim lojtarë që punojnë shumë dhe japin gjithçka gjatë javës”. Trajneri i Napolit, Antonio Conte, analizoi për Mediaset pas humbjes 3-1 në Olimpico kundër Lazios në fazën e 16-të të Kupës së Italisë. Pa kupat e Europës, skuadra napolitane tashmë mund të fokusohet vetëm te kampionati:
“A jemi edhe më favoritë per titullin tani? Duhet të punojmë dhe të mendojmë për veten tonë, nuk ka njeri të shurdhër më të keq se ai që nuk dëshiron të dëgjojë dhe nuk ka më të verbër se ai që nuk dëshiron të shohë – shpjegon ai –.
Të vazhdojmë rrugën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë, ka punë për të bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme për ta shkurtuar këtë rrugë. Nuk ka rrugë të shkurtra në jetë.”
Për ata që e pyesin nëse ishte e nevojshme të bëheshin njëmbëdhjetë zëvendësime, Conte kujton: “Kundër Palermos fituam 5-0 dhe gjithçka shkoi mirë. Nëse nuk u jepni këtyre djemve mundësinë për të luajtur, është e pashmangshme që grupi të humbasë intensitetin dhe aplikimin.”.