Acarohet trajneri i Kosovës me gazetarët: Në cilin planet jetoni ju, Spanja i ka shënuar 6 Gjermanisë!

31 Mars 2021
23:35
Telesport
back button

Kosova humbi 3-1 jashtë fushe përballë Spanjës. Humbja e dytë radhazi për dardanët pas asaj në shtëpi kundër Suedisë. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

 

Nuk mund t’i them diçka skuadrës, pasi luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit, mënyra se si lëvizin është një futboll perfekt. Përfundimi i aksioneve mund të mos jetë më i miri, por është gati e pamundur të luash kundër një ekipi si Spanja. Nëse bën presing, ata të kapin në kundërsulm. E patë që na bënin presing me 5 lojtarë, ndër më të mirët në botë.

Lojtarët tanë vrapuan, provuan, por nuk ishte e mjaftueshme ndaj një skuadre kaq të fortë. Nuk mund të thoni që nuk kemi bërë progres. Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Spanjës, dy skuadra shumë të forta, shumë të forta. Kujtoni se do fitojmë? Ndaj këtyre skuadrave prisni progres?!

Mund të kritikoni trajnerin, por jo lojtarët. Skuadra ka probleme, por nuk ishim përballur kurrë me një skuadër të tillë. Ne jemi Kosova, vetëm 12 kombëtare evropiane do të shkojnë në Katar 2022, e kuptoni sa e vështirë është përballë ekipeve si Spanja.

Unë i besoj skuadrës, por duhet të jemi të durueshëm, i dimë kualitetet tona. Pse nuk luajti Paqarada në vend të Kolollit? Kololli luan në disa pozicione, në sulm dhe në mbrojtje. Është disi më i fortë, por edhe Paqarada është një lojtar i mirë“, deklaroi trajneri zviceran i Kosovës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit