Acerbi dhe de Vrij drejt skadimit të kontratës, Inter synon mbrojtësin slloven

14 Tetor 2024
10:57
Telesport
back button

Tek Inter janë duke menduar që tani për merkaton e verës së ardhshme, ku objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër është mbrojtja. Kjo edhe për shkak se Acerbi e De Vrij janë pranë fundit të kontratës së tyre.

Sipas “Corriere Dello Sport”, në planet e klubi janë disa emra e së fundi është shtuar edhe ai i sllovenit Jaka Bijol. 25-vjeçari luan prej tri sezonesh në Serie A e skuadrën e Udinese, ku në 67 ndeshje ka realizuar 4 gola.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me bardhezinjtë, për të cilin kërkojnë 15 milionë euro. Përvoja e tij në kampionatin italian e bën atë favorit ndaj mjaft kandidatëve të tjerë.

Inter ka kohë që monitoron lojtarin dhe synon të arrijë brenda pranverës së ardhshme një marrëveshje me Udinese. Klubi zikaltër synon të përfshijë edhe lojtarë të tjerë për të gjetur marrëveshjen dhe ulur kostot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit