Acerbi thyen heshtjen: Furi e madhe ndaj meje, edhe pas çlirimit nga akuzat. Nuk jam racist

29 Mars 2024
8:39
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, i liruar së fundmi, pas aferës në të cilën u përfshi për fyerje raciste ndaj Juan Jesus në Inter-Napoli, ka folur sërish duke dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”.

Pas më shumë se dhjetë ditësh nën stuhi dhe pas shfajësimit nga akuzat për racizëm, si ndihesh?
Më vjen keq, është një aferë në të cilën të gjithë kemi humbur. Kur u çlirova nga akuzat pashë njerëzit përreth meje të reagonin sikur të isha liruar pas dhjetë vitesh burg. Jam shumë i lumtur që dola i pastër nga një situatë e tillë, ishin ditë shumë të rënda.

Pse flet vetëm sot?
Për shkak se kisha besim te drejtësia dhe nuk doja të rrezikoja të nxisja një bujë, që tashmë ishte e madhe. Tani që ka një vendim do të doja të thoja fjalën time, pa pasur absolutisht asgjë kundër Juan Jesus. Në fakt është e kundërta, sepse edhe mua më vjen shumë keq për të. Megjithatë nuk mund ta quash një person racist për një fjalë të keqkuptuar në tensionin e lojës. Nuk mund të vazhdoj të hesht kur hidhet sërish baltë mbi mua, edhe pasi jam shpallur i pafajshëm.

A nuk ishte vendimi një çlirim?
Ishte, por në këtë çlirim jam ende i trishtuar për të gjithë situatën që u krijua, për mënyrën se si përfundoi në fushë, se si të gjithë u lëshuan ndaj meje pa ditur asgjë. Edhe pas shpalljes së pafajësisë kam perceptuar një furi të madhe, si të kisha vrarë dikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit