Adani mahnitet nga shqiptari Asllani: E pyeta trajnerin ku mund të shkojë, më tregoi…

7 Maj 2022
11:31
Alfred Lleshi
back button

Mes talenteve në “vitrinën” e Empoli është padyshim edhe Kristjan Asllani, tashmë në qendër të emrave të mëdhenj dhe protagonist i një paraqitjeje të nivelit shumë të lartë (realizoi golin e çmuar të 0-2 momental ndaj Interit) në “San Siro”.

Daniele Adani foli për të në “Gazzetta dello Sport”, duke zbuluar edhe një sfond të merkatos: “Para ndeshjes pata një bisedë me Andreazzoli dhe e pyeta: ku mund të shkojë ky djalë? Ai më tregoi me gisht fushën e ‘San Siro’, duke thënë ‘këtu’. Lojtar i shkëlqyer, lojtari më i mirë i ri në Serie A për mua”.

Kristjan Asllani është një lojtar i lidhur me një kalim tek Interi, si dhe në klube të tjera të mëdha të Serie A. Vetë 20-vjeçari shqiptar ka tregua çfarë lojtari është: “Unë mund të luaj përpara mbrojtjes, por mund të luaj edhe role të tjera. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin aty ku më vendos trajneri”.

Nga ana e tij, trajneri i Empolit, Andreazoli, tha me batutë se Asllani sapo e ka lënë qumështin…: “Është i ri, i ka ende “buzët me qumësht”. Lëreni të jetojë me eksperiencat që duhet.

Është shembull serioziteti, i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm. Ne e dinim dhe po e prisnim. Sot ka luajtur në një rol ndryshe nga më parë dhe e bëri shumë mirë.

Djali është aty, duhet të përmirësohet ende, por duhet të themi se ka bërë shumë deri tani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit