Adriano: Gjithmonë kisha arsye për të pirë alkool, Interi donte të më dërgonte në një klinikë psikiatrike

13 Nëntor 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Adriano, ish-sulmues i Interit, Fiorentinës, Parmës dhe Romës në Itali, i cili në karrierën e tij fitoi një Kupë të Konfederatave, një Kupë të Amerikës, 2 tituj të Serie A, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa Italiane, një Kupë të Kampionëve të Brazilit dhe dy kampionate braziliane, është rrëfyer në autobiografinë e titulluar “Frika ime më e madhe”.

Aty ka treguar disa nga momentet më të këqija të karrierës së tij: “Kthehesha në shtëpi dhe gjeja gjithmonë një arsye për të pirë, ose sepse miqtë e mi ishin aty, ose sepse nuk doja të heshtja dhe të mendoja për gjërat e këqija”.

Adriano vazhdon: “Shumë njerëz e përdorin futbollin si rrugëdalje. Unë, nga ana tjetër, kisha nevojë për një arratisje nga futbolli. Ikja nga futbolli ishte familja ime dhe babai im. Kur babai ndërroi jetë, pija ime u bë shoqëruesja ime. Njerëzit përreth u përpoqën ta mbulonin këtë varësi që krijova me pijen, ndërsa unë po luftoja me depresionin e thellë. Vdekja e babait ishte diçka shumë e rëndë për mua shpirtërisht”.

Adriano më pas flet edhe për rolin e Interit në këtë çështje: “Një ditë Moratti më tha: Do të donim të të dërgonim në një vend të veçantë. Në fakt, klubi donte të më dërgonte në Zvicër, në një klinikë rehabilitimi. Unë isha në depresion, por nuk e kuptoja se për çfarë po flisnin. Asokohe nuk e kuptoja pse po përpiqeshin të më dërgonin në një spital psikiatrik, ndaj reagoja i nervozuar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit