Një emocion i madh është përjetuar në “Maracana” për lamtumirën nga futbolli të Adriano. Shumë ish-kampionë ishin të pranishëm, përfshirë Ronaldo Fenomenin, i cili nuk mundi të zbresë në fushë për shkak të një problemi me muskujt e këmbës. “Perandori” luajti një pjesë loje me ekipin e Flamengos dhe tjetrën me atë të Interit, dy skuadrat e tij të zemrës.
Në miqësoren mes miqve, nga njëra anë ishin ish-lojtarët e Flamengos, ku ish-sulmuesi i Interit e nisi karrierën e tij në Brazil (ishin të pranishëm edhe Zico, Romario, Zé Roberto dhe Denilson), ndërsa nga ana tjetër shumë ish-lojtarë të Serie A (nga Cordoba tek Gamarra, nga Aldair te Zé Elias dhe Materazzi).