Adrien Rabiot drejt Gallatasaraj, turqit ofrojnë pagë të njëjtë me klubet angleze

4 Korrik 2024
12:49
Telesport
back button

Aktualisht pa skuadër pas skadimit të kontratës me Juventus më 30 qershor, mesfushori francez Adrien Rabiot, është duke vështruar përreth për një ekip të ri. Portali turk “Sprox” zbulon se 29-vjeçari është nën vëzhgimin e Gallatasaraj.

Mësohet se klubi i Stambollit i ka ofruar lojtarit një pagë në të njëjtat me ato që i kanë ofruar edhe klubet angleze e spanjolle. Kjo ka bërë që Rabiot të reflektojë për destinacionin e tij të ardhshëm.

Për momentin lojtari ndodhet i grumbulluar me kombëtaren në Euro 2024 dhe ka deklaruar se do të marrë një vendim për të ardhmen e tij vetëm në fund të Kampionatit Europian, pra pas 10 ditësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit