Afron akordi për talentin italian, por trajneri i ri sugjeron: Milani tenton yllin e Arsenalit!

12 Qershor 2019
12:28
Anton Cicani
back button

Sipas "Gazzetta dello Sport", ditën e martë ka pasur një komunikim mes Ivan Gazidis, administratorit të deleguar kuqezi, dhe Gordon Singer, djali i miliarderit Paul Singer, pronarët e fondit "Elliott", ku edhe këta të fundit i kanë referuar CEO-s kuqezi se buxheti për merkaton e verës do të jetë 80 mln euro pa shitjet.

Praktikisht, me afrimin e Zvonimir Bobanit (Infantino është dorëzuar tashmë dhe i ka uruar fat kroatit te aventura te Milani) dhe afrimit të drejtorit sportiv Massara (vjen nga Roma), projektimi për ekipin e sezonit 2019-2020 ka nisur.

Shumë emra në tavolinë, tentativë e lehtë për Barrella, yllin e Cagliarit dhe futbollist që ka paraakord me Interin (Conte bisedon në telefon me lojtarin e kombëtares italiane), afrim me Stefano Sensin (flitet për 15 mln euro dhe bonuse, por duhet përfshirë kartoni i Locatellit, pra 13 mln euro që Sassuolo duhet të paguajë), por sidomos një ëndërr: Lucas Torreira.

Uruguajiani, që shpërtheu te Sampdoria pikërisht me Marco Giampaolon, trajnerin e ardhshëm kuqezi (pritet firma në fundjavë), u transferua te Ajaxi verën e shkuar, ndaj do të jetë vështirë që t'i rrëmbehet "topçinjve".

Giampaolo ia ka sugjeruar Maldinit, qoftë edhe duke bërë  një sakrificë në merkato (duke shitur Kessie). Sot, Torreira kushton të paktën 50 mln euro, një shifër e cila është e lartë, njësoj me Barrella. 

Por, sipas Giampaolos, Torreira është më gati dhe tashmë i afirmuar plotësisht edhe në një realitet si Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit