Agjenti i De Jong reagon ashpër: Lajmet për transferimin e tij në Arabinë Saudite janë komplet marrëzi

27 Dhjetor 2024
11:40
Alfred Lleshi
back button

“Raportet mediatike për një lëvizje të mundshme të tij në Arabinë Saudite janë komplet marrëzi. Të tillë zëra e shpërqendrojnë Frenkie nga ajo që dëshiron vërtet: të shkëlqejë në klubin që ai e do me zemër. Barcelona është klubi që e do më shumë dhe ku ndihet si në shtëpi. Kush e di, ndoshta Frenkie dhe Barcelona mund të qëndrojnë bashkë për një kohë më të gjatë…”, – u shpreh qartë dhe prerë agjenti i mesfushorit holandez.

Pra, Frenkie de Jong ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona. Megjithatë, klubi është i gatshëm ta shesë dhe beson se mund të marrë nga 60 deri në 70 milionë euro për transferimin e tij.

Në të kaluarën, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur dëshirën që De Jong të qëndrojë në klubin blaugrana dhe të rinovojë kontratën e tij. Ai ka theksuar se De Jong është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe se klubi dëshiron që të qëndrojë. Megjithatë, situata financiare e klubit dhe paga e konsiderueshme e De Jong mund të ndikojnë në vendimet e ardhshme.

Laporta duket se ka ndryshuar disi qëndrim dhe ka theksuar se, për shkak të problemeve financiare, Barcelona mund të kërkojë që De Jong të sakrifikojë pagën e tij vjetore, nëse dëshiron të qëndrojë në klub.

Në fund të fundit, vendimi për të qëndruar ose për t’u larguar nga Barcelona do të varet nga marrëveshja midis De Jong dhe klubit, duke marrë parasysh interesat e të dyja palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit