Agjenti i Kvara-s rikthehet të flasë dhe mesazhi i tij duket “sinjal lamtumire”

6 Mars 2024
19:18
Telesport
back button

Agjenti i Kvarastkhelia, Mamuka Jugeli është rikthyer për të folur për të ardhmen e Khvicha-s. Ai ia bëri fletoreve të edicionit gjeorgjian të ‘Gazzetta dello Sport’ me fjalë që sigurisht nuk ishin qetësuese për tifozët e skuadrës napolitane.

“Për sa i përket të ardhmes që po flasim me klubin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai do të largohet nëse një klub tjetër paraqet një ofertë që drejtuesit nuk mund ta refuzojnë”, deklaroi agjenti i sulmuesit të Napolit.

Kvaratskhelia është i lidhur me Napolin me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe në Serinë A aktuale ai ka shënuar nëntë gola në 25 ndeshje.

“Nuk mund të flas për një shumë të caktuar – tha Jugeli – këto janë vlerësimet e De Laurentiis. Unë mbroj kontratën dhe punën e Khvichas. Gjithçka do të jetë e qartë në fund të majit”.

Disa javë më parë, Aurelio De Laurentiis u shpreh si më poshtë për të ardhmen e Kvaratskhelia: “Unë thirra klanin Kvaratskhelia dhe e thirra atë tek unë muajt e fundit.

Më pas u takuam në zyrën time dhe i shpjegova se çfarë doja të bëja dhe si t’ia zgjatja kontratën lojtarit. A e dini se çfarë m’u përgjigj agjenti? Se ata janë shumë të lumtur këtu dhe se do të duan të flasin për këtë në fund të këtij sezoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit