Agjenti i Lewandowski: Refuzoi Realin për Bayernin, karriera kompletohet me Spanjë dhe SHBA…

17 Maj 2021
14:19
Alfred Lleshi
back button

Ekskluzivisht për “Goal” foli Cezary Kucharski, ish-agjenti i Robert Lewandowski, i freskët pasi barazoi rekordin e Gerd Muller, gjithashtu autor i 40 golave ​​sezonalë më 1971-1972, padyshim me fanellën e Bayern Munich. Ish-menaxheri i polakut u përqendrua te thashethemet në lidhje me të ardhmen e numrit 9 bavarez, afër skadimit të kontratës me kampionët e shumëfishtë gjermanë:

“Cilido qoftë vendimi i Robert, sigurisht që do të jetë një zgjedhje e mirë. Por, unë e di se si funksionon kjo botë dhe imagjinoj që këto thashetheme janë të lidhura me dinamikën e një faze normale të negociatave të kontratës. Është një strategji e përbashkët”.

Flitet për një interes të fortë të treguar nga PSG: “Një gjë është e sigurt: për gruan e Lewandowski, një lëvizje në Paris nuk do të ishte kurrë opsion. Unë kam pasur kontakte me PSG në të kaluarën, por ai kurrë nuk e ka konsideruar si opsion. Parisi ka qenë gjithmonë i mbyllur”. Mbi një lëvizje të mundshme në Angli: “As mund ta imagjinoj këtë. Premier League kurrë nuk e ka tërhequr atë në të kaluarën. Unë besoj se do të qëndrojë te Bayerni”.

Disa fjalë për karrierën e sulmuesit polak që nga momenti i mbërritjes së tij te Borussia Dortmund: “Kur e sollëm Robert në Gjermani, rruga për t’u ndjekur ishte përcaktuar: Dortmund, Bayern Munich, Spanjë dhe SHBA. Nuk është sekret që Real Madridi ishte ëndrra e tij më e madhe. Ekipet spanjolle aktualisht nuk kanë forcë ekonomike për të goditur. Në vitet e fundit, Robert e ka kuptuar që Bayerni është klubi ideal për të luajtur”.

Një retrospektivë edhe si u bë kalimi i polakut te Bayerni: “Menjëherë pas nënshkrimit me Borussia, unë fola me kolegun tim, Maik Barthel, në mënyrë që të filloja kontaktet me Bayernin dhe të përgatisja transferimin hap pas hapi. Për sa më përket mua, e gjitha ishte planifikuar. Në fund binda Robert të zgjidhte Bayernin në vend të Real Madridit. Koha më vonë provoi se kjo ishte zgjedhja e duhur për të. Te Bayerni arriti të gjitha qëllimet e tij, që ia vendosi vetes para se të zbarkonte në Gjermani. Liga e Kampionëve ishte “qershia mbi tortë”, veç arritjeve të tjera të mëdha”.

Në fund, një gjykim për problemet e hasura në Dortmund: “Fazat e hershme të aventurës së tij te Borussia Dortmund ishin shumë të komplikuara, por jo për arsye sportive. Ai thjesht duhej të adaptohej me stilin e jetës gjermane, sepse kurrë nuk i mungonte talenti dhe përqendrimi. Më kujtohet se i thashë Jurgen Klopp para sezonit të dytë të Robert me fanellën verdhë e zi: Nëse e aktivizoni rregullisht si titullar, do të shënojë 20 gola në sezon. Tani nuk janë më 20, por 40 gola në sezon! Robert duhet të jetë shumë krenar për veten dhe karrierën që ka bërë në futboll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit