Agjenti i portierit të Bayern shfryn: Deri sa të jetë Neuer aty…!

8 Prill 2021
18:43
Telesport
back button

“Derisa të skadojë kontrata e Neuer, për Nubel nuk ka asnjë shans të jesh numri një i Bayern!”

Stefan Backs, agjent i portierit Alexander Nubel, është shumë i qartë për Kicker.de, duke shpjeguar se e ardhmja e tij do të jetë larg Bavarisë:

“Ne po trajtojmë çështjen e huazimit të Alex sepse për sa kohë që Neuer është aty, ai nuk do të ketë vend si një fillestar.

Mendoj se huazimi mund të jetë një ide e mirë edhe për klubin. Si mund të bëhet Alex numri një me vetëm pesë ndeshje të luajtura? Kjo nuk është mirë për karrierën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit