Agjenti i yllit të Interit konfirmon: Ai kërkohet nga Barça dhe Man City

18 Nëntor 2019
18:52
back button

Agjenti i Stefano Sensit konfirmon se Interi bëri mirë që e mori i pari, teksa Barcelona dhe Manchester City ishin interesuar që në verë për të.

Ish-lojtari i Sassuolo-s është transferuar në Milano në formë huazimi me vlerë 5 milionë euro me opsion blerje përfundimtare 20 milionë dhe drejtuesit e Interit po punojnë për të mbyllur marrëveshjen sa më parë.  

“Nuk jam befasuar nga interesi për të,” shprehet Beppe Riso për calciomercato.

“Conte e donte tek Interi dhe ai bëri shumë mirë që e mori. Interesi nga Barcelona dhe Manchester City ka ekzistuar që në verë, kështu që është normale që vazhdon akoma.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit