Agjenti i yllit të Interit mbi rinovimin: Nuk ka para tani, do të presim… Vetëm Maldini më i mirë se ai

19 Janar 2021
16:38
Telesport
back button

Kjo nuk është koha më e mirë për të negociuar rinovimin e kontratës me Interin. Tullio Tinti, agjent i mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, dha një intervistë për mikrofonat e “Radio Rai”.

Dhe ai konfirmoi se me rastin e takimit të fundit me menaxherët e Interit nuk kishte asnjë hap përpara për një zgjatje dhe modifikim të kontratës – natyrisht me rritje rroge:

“Bastoni është një futbollist që do të bëjë karrierë të madhe pasi duket i parazgjedhur! Në moshën e tij unë kurrë nuk kam parë askënd të luajë në nivelin e tij, vetëm Paolo Maldini.

Ai ka një të ardhme fantastike përpara tij, e meriton atë. Rinovimi? Ne jemi në një ngërç tani sepse situata e përgjithshme ekonomike nuk po lulëzon. Nuk është koha ideale për të negociuar rinovimet, kështu që do të presim. Problemi, megjithatë, nuk ekziston sepse lojtari është dhe ndihet mirë, gjithashtu mund të presë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit