Aguero hedh në gjyq Barcelonën: “Dua 3 mln euro që nuk m’i dhatë kurrë!”

8 Tetor 2024
18:36
Telesport
back button

Sergio Aguero nuk është kursyer ndaj ish-klubit të tij, Barcelonës. Ai ka vendosur të përballet në gjyq me katalanasit për 3 mln euro paga të padhëna.

Lajmi raportohet nga gazeta madrilene “AS”, sipas së cilës Barcelona kishte rënë dakord për të paguar sigurimin e Agueros për vitin e parë pas largimit nga futbolli, por nuk e ka mbajtur fjalën.

Aguero ndoshta nuk dëshiron që gjërat të bëhen publike, por mediat e kanë zbuluar dhe lajmi tashmë ka marrë dhenë. Ai ka thënë se do të pranonte një zgjidhje jashtë gjykatës.

Nëse Barcelona do të shfaqet sërish si “e fortë” përballë tij, atëherë ai do të presë vendimin e gjykatës dhe shifra e kompensimit mund të jetë më e lartë.

Argjentinasi iu bashkua Barcelonës me parametra zero në korrik 2021, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli disa muaj më vonë, pasi zbuloi se kishte një sëmundje në zemër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit