Aguero injoron Bayern dhe Liverpool: “Shoh 3 skuadra favorite për Champions”

27 Tetor 2024
17:00
Telesport
back button

Sergio Aguero ka përmendur tri skuadra favorite për trofeun e Champions League 2025. Sipas tij, ka plot skuadra favorite, por tri janë ato që e bindin më shumë.

“Duke nisur nga sivjet, tashmë Champions League ka format të ri dhe pres të këtë shumë befasi. Ky format mund t’i ndihmojë skuadrat e vogla për të kaluar në garat me eliminim direkt”.

“Kjo sjell probleme për skuadrat e mëdha, sepse tashmë nuk është aq e lehtë për t’u kualifikuar. Favoritët? Të parët janë City dhe Real Madrid, padiskutim”.

“Tani shoh si kandidat të fortë edhe Arsenalin, sepse është rritur shumë. Dëshira është për City ose Barcelonën, por nuk i dihet kurrë fundit”, ka deklaruar argjentinasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit