Aguero sheh vdekjen me sy, aksidentohet me “Range Rover”-in 150.000 stërlinash (fotot)

16 Tetor 2019
16:03
Alfred Lleshi
back button

Ylli i Manchester City, Sergio Aguero, është përfshirë në një përplasje të keqe të makinave (aksident automobilistik) përpara sfidës së kësaj fundjave me Crystal Palace. Sulmuesi argjentinas, 31 vjeç, thuhet se nuk ka lëndime serioze fizike, por “Range Rover” i tij 150.000 stërlinash ka mbetur deri diku i shkatërruar.

Rrota e përparme, nga ana e shoferit (Agueros) ishte dëmtuar keqas pas goditjes me mjetin tjetër të përfshirë në aksident. Kjo ndodhi gjatë rrugës së argjentinasit për në trajnimin me Manchester City.

Kjo nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident dramatik automobilistik. Dy vite më parë, ylli i “qytetarëve” pa vdekjen me sy, por fatmirësisht mbeti vetëm me brinjë të thyera. Në atë kohë u tha se sulmuesi 31-vjeçar shpëtoi paq nga rripi i sigurimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit