Pas disfatës së shkaktuar nga Manchester City në javën e parë të Premier League, “blutë” e trajnerit Enzo Maresca përveshën mëngët dhe përmbysën trendin negativ. Londinezët fituan dje 6-2 ndaj Wolverhamtpon. Një goleadë ku protagonistë ishin Toni Madueke dhe Cole Palmer.
I pari realizoi tri gola, i dyti tri asist. Madueke ka falënderuar njeriun që e nxori para porte: “Është e pabesueshme. Një lojtar si Cole Palmer është i ftohtë dhe unë jam i zjarrtë. Në përshtatemi shumë mirë”.
“Ai ka gjithmonë aftësinë të shërbejë pasimin e duhur në kohën e duhur dhe unë jam i lumtur që marr topin në hapësirat që krijohenn dhe të mposht kundërshtarët. Për fat, në këtë ndeshje gjithçka funksionoi mjaft mirë”, tha më tej Madueke.
Sa i përket trigolëshit, ai tha: “Është trigolëshi im i parë si profesionist. Unë kam shënuar disa dygola në karrierën time, por kurrë një trigolësh, kështu që jam shumë i lumtur me këtë dhe me fitimin e ndeshjes. Ne gjithmonë shkojmë në çdo lojë të sigurt dhe përpiqemi të marrim iniciativën”, tha anësori i Chelsea.
Në fund, disa fgjalë për lojën e trajnerit Maresca: “Ndjej se ky është stili i lojës së trajnerit. Kjo është e qartë dhe ekipi ynë është plot me talente, kështu që ne po përpiqemi ta ekzekutojmë atë sa më mirë që mundemi dhe mendoj se ai po bën hapa të mëdhenj. Le të vazhdojë kështu”.