Skuadra e Atletico Madrid arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Celta Vigo në fushën e kësaj të fundit në La Liga. Sukses që erdhi në minutën e 89-të falë një goli të Julian Alvarez, sulmuesit që erdhi këtë verë nga “citizens”.
Trajneri Diego Simeone, duke folur për Julián Alvarez, golin dhe fitoren e madhe tha: “Ai është një futbollist i veçantë. Duhet kohë për të dhe Alex Sorloth për të gjetur mirëkuptimin në fushën e lojës me pjesën tjetër të skuadrës”.
“Skuadra po punon shumë mirë në mbrojtje, kolektivisht është një grup shumë i mirë lojtarësh. Duhet të përmirësohemi pak nga pikëpamja sulmuese dhe në pasime. Alvarez mbërriti në një moment vendimtar dhe do të na ndihmojë“, tha Simeone.