“Ai është një kolos”; Manchester United mburret me debutimin e 93-milionëshit (video)

14 Gusht 2019
11:09
Alfred Lleshi
back button

Ai kushtoi 93 milionë euro për arkat e klubit të Manchester United, por shihet si shtylla e mbrojtjes së kësaj skuadre për më shumë se pesë vitet e ardhshme. Njëlloj Van Dijk në “Old Trafford”, nën shembullin e holandezit që “ngriti traun” te Liverpool dhe bëri që skuadra e Klopp të fitonte Champions-in. E meqë jemi te ky krahasim, Harry Maguire e theu rekordin e gjigantit të Liverpool, sa i takon shumës së transferimit të një mbrojtësi, në histori. 

Për ta evidentuar këtë me kënaqësi, “Djajtë e Kuq” kanë shpërndarë një video nga ndeshja Manchester United-Chelsea 4-0, e para e këtij kampionati për të dyja skuadrat, debutuese për Maguire me ekipin e ri. Në të janë përmbledhur momentet më të mira; spastrimet e zonës, dyluftimet e fituara ajrore, gjithçka tjetër në fushën e blertë, që tregojnë se mbrojtësi në fjalë i meriton 87 milionë eurot e shpenzuara për të. Si fillim, 26-vjeçari e kaloi me sukses “nusërimin” para tifozëve të Manchester United. 

Madje, ai u përfshi në top-formacionin e javës së parë të Premier Leaguie nga legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer. “Harry Maguire është një kolos”, – është diçitura shoqëruese e videos në faqen e klubit nga “Old Trafford”. A jeni edhe ju dakord me këtë konkluzion, vetëm pas një ndeshjeje? Mund të jeni më të qartë për përgjigjen, pasi të shihni këto momente nga loja, më poshtë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit