Mesfushori i Manchester City, Rodri, vlerëson yllin e ri të Anglisë pas finales së Euros
Ylli i Spanjës dhe Manchester Cityt, veçoi një të ri anglez.
Mesfushori pa ekipin e tij të fitojë 2-1 në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë të dielën.
Pas një fitoreje dramatike që i pa ata të ngrinin titullin e tyre të katërt në europian, Rodri nderoi ish-shokun e skuadrës te City, Cole Palmer.
“Ne e dinim se ata nuk kishin nevojë të bënin një lojë të mirë për të barazuar, për të shënuar gola”, tha Rodri për ITV.
“Unë e njoh këtë djalë (Palmer). Talent i madh, do të jetë një top lojtar në vitet e ardhshme.
“Ai e vendosi topin në cep (për golin e Palmerit). Në atë moment ne vuajmë pak. Por në këtë turne, ne treguam diçka ndryshe që ishte kyçe dhe e tejkaluam këtë situatë, kështu që ishte e mrekullueshme”.