“Ai dhe askush tjetër nuk largohen në janar, kemi shumë ndeshje dhe të gjithë do të aktivizohen”

28 Nëntor 2024
14:18
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes së Conference League ndaj Heidenheim, ka konfirmuar se Christopher Nkunku nuk është në shitje në merkaton e  janarit. 27-vjecari, që ka luajtur vetëm një herë si titullar në Premier, është përfolur se mund të lërë londinezët.

Në sezonin e tij të dytë me “blutë”, ai është ativizuar më së shumti në Conference League the Carabao Cup me fanellën e Chelsea. Ndaj, Manchester United është duke kërkuar shërbimet e lojtarit.

Nkunku nuk do të largohet në janar. Kam folur me Christo ditë më parë dhe ai nuk tha se ishte i pakënaqur. Sigurisht, ai do të donte të luante më shumë, si shumë lojtarë. Kemi kaq shumë ndeshje përpara, veçanërisht në dhjetor dhe kemi nevojë për të”, tha Maresca.

Ai ka të njëjtin problem si Joao Felix, por nëse luajmë më shumë sulmues atëherë kush do të mbrojë? Aftësitë dhe forca e tyre nuk është të mbrojnë; është të sulmojnë. Ne i duam ata, por gjithashtu kemi nevojë për ekuilibrin”, shtoi Enzo Maresca.

Arsyeja që ne i mbajmë kata lojtarë është sepse kemi kaq shumë ndeshje. Unë plotësisht dua që Christo të qëndrojë me ne; nuk kam asnjë ide që ta lë të largohet në janar”, tha trajneri italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit