Ajax-Panathinaikos, si kurrë më parë. Duheshin 34 penallti për të caktuar fituesin, heroi ishte portieri 40-vjeçar (video)

16 Gusht 2024
12:48
Alfred Lleshi
back button

Ajax-Panathinaikos nuk ishte një ndeshje normale. Ose më mirë; epilogu ishte i pabesueshëm. Sepse dy skuadrat, kundërshtare në xhirot paraprake të Ligës së Europës, nuk e shpallën dot triumfuesin për më tej derisa goditën plot 34 penallti, pas kohës së rregullt dhe shtesës 30-minutëshe të lojës.

Një numër i pabesueshëm 11-metërshash. Mjafton të thuhet se gjuajtja e penalltive zgjati 28 minuta, praktikisht sa koha shtesë (pas 90 minutave lojë). Në fund u kualifikua Ajax i italianit Farioli.

Po më i miri në fushë? Portieri Remko Pasveer, 40 vjeç, i cili priti 5 penallti dhe shënoi një kundër kolegut të tij të Panathinaikos, duke qenë kështu vendimtar (nga 11 metra) disa herë. Kur holandezët shënuan golin e fundit, portieri u përqafua nga shokët e tij dhe vendos në qendër të festës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit