Ajax-Tottenham, gjysmëfinalja e “varfanjakëve” që i dhanë mësim… “pretendentëve”

18 Prill 2019
16:27
Anton Cicani
back button

Nga një anë djemtë e tmerrshëm e Ten Hag, nga ana tjetër Kane, Son dhe Eriksen: më 30 prill do të luhet Ajax-Tottenham, ose e thënë ndryshe, gjysmëfinalja e papritur. Kjo sepse rivalët e këtyre dy skuadrave në çerekfinale quheshin Juventus dhe Manchester City, teorikisht jo ekipe të fashës së dytë.

Madje, të fashës së dytë, ose më inferiore – në letër – dukej se ishin Ajax dhe Spurs, sidomos sa i përket listës së rrogave. Hendeku mes tetë skuadrave të çerekfinaleve, në fakt, është shumë i madh: shigjetarët, duke konsideruar bilancin 2017-2018, vendosen në vend të tetë mes skuadrave që morën pjesë në fazën çerekfinale, me vetëm 53 mln euro kosto totale mes rrogave dhe personelit. Edhe pas Portos me 85 mln euro.

Shifra në rritje në sezonin aktual, me kosto të personelit, deri më 31 dhjetor 2018, të barabarta me 41 mln eurot, por sidoqoftë shifra të largëta me Juventusin: 259 mln euro në 2017-2018, 143 mln euro deri më 31 dhjetor 2018.

Nuk është e fundit për kosto, sakaq, Tottenham, por "Spurs" mbeten shumë të distancuar nga ekipet e tjera big: në 2017/18, në fakt, anglezët kishin një buxhet rrogash prej 167 mln eurosh, më shumë se sa qindra miliona në krahasim me Manchester Cityn e Pep Guardiolas, që skuadra e Pochetinos eliminoi në çerekfinale.

Në detaj, referuar sezonit 2017-2018, ajo që udhëheq ekipet në çerekfinale për buxhetin e rrogave është Barcelona (529 milionë euro), ndjekur nga Manchester United (334) dhe Liverpool (298).

Merkato "low" – Por, nëse për Ajax u fol dhe stërfol sa i përket strategjisë për të vlerësuar djemtë e Akademisë (Van de Beek, De Ligt) dhe investimet e matura (Neres, Zyech, Tadic, Tagliafico) apo bastet e çmendura (De Jong), Tottenham këtë sezon ka treguar se nuk është merkato ajo që të bën të fitosh.

Në fund të merkatos dimërore dhe asaj verore, skuadra e Maurizio Pochetinos nuk shpenzoi asnjë qindarkë për të afruar futbollistë. Asnjë shitje dhe asnjë blerje. i gjithë shtypi britanik mbeti i befasuar dhe madje kishte nga ata që bënin shaka duke përdorur "meme", por londinezët kanë pasur të drejtë.

Jo më kot eliminuan një klub që këtë sezon ka investuar 77 mln euro, ndërsa në vitet e fundit rreth 600 mln euro. Po flasim për Manchester City. Tottenham vendosi që të kursente për të investuar më shumë në një nga stadiumet më moderne në botë, me një vlerë thuajse të barabartë me 1 miliardë euro.

Dhe, nëse në këtë histori përfshijmë edhe fatin me vete (Son, "vrasësi" i Cityt, duhet të shkonte në shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut), atëherë arritja kompletohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit