“Ajo ditë mund të kthehej në një katastrofë, por ceremonia e hapjes ishte një moment i jashtëzakonshëm”

13 Gusht 2024
8:58
Telesport
back button

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte një moment i jashtëzakonshëm, sepse ishte plot guxim, me shpirt francez”.

Është ky komenti që ka bërë një ditë nga mbyllja e Olimpiadës presidenti francez Emanuel Macron. Më tej ai shtoi: “Mund të kishte rezultuar në një katastrofë. Mbani mend mëngjesin e asaj dite, sulmet në hekurudhë, shiun që filloi… dhe në fund një ceremoni madhështore”.

Ceremonia e hapjes, ashtu sikurse e gjithë Olimpiada, ishte një sukses organizativ. Dua të falënderoj organizatorët, të gjithë sigurinë, policinë, ushtrinë, rojet private. Pamë turistë dhe francezë që kërcenin me policët tanë”, tha Macron.

Në fund, në deklaratën e tij për “L’Equipe”, kreu i shtetit francez tha: “Në këtë event nuk harrohet edhe suksesi i sportistëve tanë, sepse ne përfunduam në top 5-shen e tabelës së medaljeve! Fantastike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit