“Ajo që ndodhi te Barcelona është e çuditshme, ja çfarë duhet ndryshuar sezonin e ri”

13 Qershor 2024
10:22
Telesport
back button

Te Barcelona ka nisur një revolucion, ku pas largimit të trajnerit Xavi në detyrë është emëruar Hansi Flick. Një ndryshim që ka befasuar disi talentin spanjoll Lamine Yamal, që ka mbetur i habitur me situatën e krijuar te klubi i tij kohët e fundit.

Për “Mundo Deportivo” ai tha: “Ishte një moment shumë i çuditshëm. Fillimisht u largua, pastaj qëndroi… Ishte e çuditshme, sepse kishim parë të njëjtën gjë si ju. Shumë i trishtuar sepse për mua ai ishte trajneri i parë elitar që kam pasur ndonjëherë, por këto gjëra ndodhin në futboll”.

Duke folur për trajnerin e ri, Yamal shtoi: “Nuk e njoh shumë dhe nuk kam biseduar me të. Ai ka një lojë mjaft sulmuese, mjaft të drejtpërdrejtë. Unë jam vërtet i sigurt. Mendoj se do të bisedojmë kur të kthehem dhe do të flasim pak për të ardhmen”.

Sulmuesi i ri e di edhe se çfarë i duhet Barçës për të përmirësuar sezonin e ardhshëm. “Ne duhet të kemi më pak luhatje, siç kemi pasur herë pas here këtë sezon që sapo u mbyll. Pasi të shënojmë një gol duhet të shënojmë të tjerë e jo të pësojmë”.

Duhet të ruajmë të njëjtin ritëm nga një pjesë loje në tjetrën, Kjo është e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, sepse nga mendoj se mund të konkurrojmë dhe fitojmë me çdo ekip në botë”, tha Yamal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit