Aké paralajmëron Anglinë: Nuk ka rëndësi nëse s’jemi favoritë, në gjysmëfinale ndodh gjithçka

8 Korrik 2024
11:24
Telesport
back button

Nathan Aké, mbrojtësi i Holandës dhe lojtari i Manchester City, ka folur për ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2024 kundër Anglisë, që luhet ditën e mërkurë. Një sfidë speciale për mbrojtësin 29-vjeçar, që luan pikërisht në Premier League.

Mezi po e pres këtë ndeshje. Njoh shumë lojtarë të kombëtares angleze nga Premier League. Ne i dimë cilësitë e tyre individuale dhe është një gjysmëfinale, kështu që do të jetë e vështirë”, u shpreh mbrojtësi i Holandës, Ake.

Ne po ndërtojmë diçka të re. Kemi kaluar faza të vështira në fillim të turneut dhe së fundi kemi kaluar një tjetër provë, ndaj jemi gati. Favoritë apo jo nuk ka rëndësi, ne fokusohemi te vetja. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Tani jemi shumë afër”, tha Ake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit