Akordi i çuditshëm i Neymar me PSG, i lirë për të shkuar te Barcelona

5 Korrik 2020
11:45
Eraldo Harlicaj
back button

Neymari mund të rikthehet te Barcelona këtë verë. Sulmuesi brazilian e do prej dy vitesh kalimin në Camp Nou, por drejtuesit e katalanasve nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta riblerë.

AS ka zbuluar se ndërmjet sulmuesit dhe drejtuesve francezë ka një marrëveshje për të ardhmen. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët se në rast të një dëshire të Barcelonës për ta afruar, PSG nuk do të pengojë bisedimet.

Leonardo ka rënë dakord me një ide të tillë, pasi kampionët e Francës e dinins e do të largonin njërin prej Neymar e Mbappe. Barcelona mund të paguajë 170 milionë euro për Neymarin, por në bisedime mund të futen Griezmman dhe Coutinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit